Rozë

Fjolla Morina publikon FOTO me të dashurin e saj

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 08 February 2024

Viti i kaluar ka qenë padiskutim tepër i vështirë për Fjolla Morinën pas një periudhe të rëndë emocionale që ajo përjetoi por ky vit mesa duket e ka gjetur këngëtaren tepër të lumtur.

Fjolla, e cila momentalisht është distancuar nga muzika, ka ndarë me 424 mijë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” momente të bukura përkrah të dashurit të saj.

Artistja ka publikuar një fotografi, ku shihet në ashensor së bashku me partnerin e saj, të cilit ka preferuar që të mos ia zbulojë ende fytyrën.

-Advertisement-

“Dashuri”, ka shkruar Fjolla bashkangjitur postimit të saj, në të cilin shihet i dashuri i saj teksa i dhuron një puthje.

Nga ana tjetër, sa i përket ish të dashurit të saj, Fisnik Syla, me të cilin u përfshi në disa debate virtuale pas ndarjes, ai gjithashtu po shijon një lidhje të re.

Në një intervistë të dhënë në fillim te muajit dhjetor për “Shqipëria Live”, Fisniku ka treguar se është në një lidhje me një vajzë që nuk është person publik, të cilës madje i ka blerë një unaze me diamante.

“Nuk është person publik, është vajzë shumë e thjeshtë. Eshtë vajzë e mirë dhe kemi qejf që të dy ta mbajmë sa më gjatë lidhjen”, rrëfen Fisniku.

Pavarësisht se është përpjekur që ta mbajë sa më sekret romancën e tij, ai u shpreh se shpesh herë kur del me partneren e tij në Belgjikë, ku ka edhe shumë Shqiptare, atij i shkruajnë në rrjetet sociale, duke lënë kështu të nënkuptohet se është e vështirë t’i shpëtosh syrit të publikut.

Fisniku ka treguar se për shkak të marrëdhënies me Fjollën, ai ka vendosur që për dy vite të qëndrojë vetëm, pasi e ka patur të vështirë t’i besonte një vajze tjetër, derisa ka gjetur personin me të cilën momentalisht po shijon një lidhje.

Ai madje ka treguar se e ka provokuar shumë vajzën në fjalë, për të kuptuar nëse e do atë si Fisnik dhe jo për gjëra të tjera, referuar këtu pasurisë së tij.

Ndërsa i pyetur në lidhje me Fjollën, ai ka treguar se prej dy vitesh nuk ka asnjë komunikim me të dhe nuk di aspak se çfarë ajo bën me jetën personale por pavarësisht gjithçkaje ai i uron asaj gjithë të mirat.

Por ai ka theksuar që nuk dëshiron aspak që emri i tij të lidhet me Fjollën. Ndërsa lidhur me marrëdhënien e tij të re, ai shprehet se viti 2024 do të sjellë shumë gjëra të bukura për të dhe partneren e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera