Rozë

Fjolla Morina kukull e gjallë në fotosesionin e ri

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 10 July 2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vazhdon të mbetet njëra nga më të komentuarat në estradën shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj.

-Advertisement-

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka mahnitur fansat me paraqitjen.

Kësaj radhe, ajo ka vendosur që të realizojë një fotosesion, për të cilin duket se është përkujdesur në çdo detaj të mundshëm.

E veshur me një fustan të ngushtë, me ngjyra bardh e zi, ka bërë që Fjollës t’i theksohen linjat e formësuara trupore.

Po të njëjtat ngjyra i ka përdorur edhe në makijazh, ndërsa flokët ka vendosur që t’i lidhë lartë kokës.

Theksojmë se Fjolla nuk ka pasur prurje të reja muzikore kohëve të fundit, pasi edhe ka startuar me një biznes të fustaneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera