Fokus

Fjalimi i plotë i Edi Ramës për aktakuzat e speciales ndaj Thaçit e Veselit

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 30 June 2020

Edi Rama pas vizitës dy ditore në Kosovë, doli të flas para mediave.

Këtu, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Rama foli edhe për arsyen që ka ardhur, aktakuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shkruan gazeta Infokus.

Më poshtë, keni krejt fjalimin e Ramës në lidhje me këtë temë.

-Advertisement-

“Dëshiroj që të bëj një komunikim paraprak e pastaj të vazhdoj më tutje, me pyetje e përgjigje që me siguri do të plotësojnë krejt kornizën e kësaj vizite, për së pari dëshiroj të bëj të qartë faktin që unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj, për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur e dimë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë, pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, është mbështetur e zhvilluar si proces i pandashëm nga procesi i shtetndërtimit, procesi i pajtimit ndëretnik, procesi i integrimeve evropian, dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, madje në këtë formë është formuluar edhe në strategjinë e szgjerimit të Ballkanit Perëndimor nga BE, ndërkaq është krejt e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimit nuk është veç çështje e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë por edhe një çështje e ndërtimit të së ardhmes ndërmjet politkës”

“Nëse publikimi i saj është i rastësishëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi të rëndësishsëm në Shtëpinë e Bardhë për të thënë se historia e kësaj gjykate speciale të radhës nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen, sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm edhe është vijim i një përpjekjeje me shumë stacione por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e SHBA-ve dhe në këtë aspekt më vjen mirë të them që është privilegj të jesh në pozicionin që jam unë e të jepet mundësia të kontribuosh për atë që ishte dhe është vlera historike e luftës çlirimtare të Kosovës, dua ta bëj të çartë që më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme dhe këtu flas për reagime në nivelin qytetar se si helmi i jetës së përditshme politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare që janë qytetarët dhe ndikon që të moskuptohet por përkundrazi të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb që nuk lidhet as me dy persona nuk lidhet as me karrierën e tyre politike dhe me të mirat apo të metat e tyre në kohë paqeje nuk lidhet as me simpatitë e bindjet, mbështetjen apo kundërshtitë politike të natyrës zgjedhore por me një prej vlerave më të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptar, vlera e luftës për liri të Kosovës pjesë e të cilës në mënyrë vendimtare është UÇK dhe nga ana tjetër mendoj që ky është moment kur sigurisht kemi një krizë, një krizë disaplanëshe të shkaktuara nga kjo fletërrufe por edhe një mundësi të madhe për të vënë në pah jo thjeshtë vlerat e luftës dhe edhe njëherë tjetër të vërtetën elementare që Kosova ishte viktima e jo agresori por për të vënë në pah të gjithë vlerën e krijuar në këtë proces shtetndërtimit si shprehje gatishmërisë për drejtësi nga vet Kosova dhe balancën e prishur mes Kosovës dhe Serbisë në raport me drejtësinë për krimet e luftës, ju jeni dëshmitarë dhe faktikisht prej 21 vjetësh Kosova i ka dhënë mbështetje përmes autoriteteve të veta drejtësisë ndërkomëbtare e cila përmes strukturave të krijuara enkas ka gjykuar e rigjykuar e stërgjykuar ato që janë konsideruar krime lufte dhe pafajësia e disa prej figurave kryesore të UÇK-së e këtu po sjell me vëmendje Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dy shembuj në luftë e kalvarin të drejtësisë është një fakt edhe një akuzë për efikasitetin e drejtësisë ndërkombëtare dhe sot për mua është një sprovë e madhe jo e natyrës politike por edhe kombëtare e morale, njerëzore që kush flet shqip sepse këtë ka gjuhën e nënës, të mos e përdorë për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie, përfaqësues të rrymave e bindjeve të ndryshme në patriot e në tradhtarë apo në të ndershëm dhe hajdut, nuk është ky rasti, nuk është ky rasti sepse historia jonë e shqiptarëve këndej e andej duhet të na e ketë mësuar se ka gjithmonë një kohë për t’u përleshur me njëri tjetrin për ide bindje e politikë por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për tu bashkuar me njëri – tjetrin për historinë tonë dhe për gjeneratat tjera, kush kujton e mendon, kush propagandon qoftë edhe me një koment të pafajshëm, naiv në rrjete sociale si individ se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike apo për çkapjen e shtetit, është ose naiv, krejt naiv, ose tejet i verbuar nga mllefi, nuk ka mundësi tjetër”, ka thënë Rama./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera