Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e SHBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane
Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 01 July 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë me rastin 246 vjetorit të pavarësimit të SHBA-së. Aty, kryeministri ka folur për çështje të ndryshme, por kryesisht është orientuar te traditat e filozofitë e vjetra politike amerikane.
Kurti ka folur për virtytin, sipas shpjegimit të Presidentit të tretë të SHBA-së, Thomas Jefferson, i cili ishte edhe autor i Deklaratës së Pavarësisë.
“Miq të dashur, virtyti është themeli i lumturisë dhe virtyti përbëhet nga urtia, maturia, qëndresa dhe drejtësia. Përsëri, këto janë fjalë të Thomas Jefferson, autor i Deklaratës së Pavarësisë. Në këtë kohë, fjala virtyt do të thotë moral, por në kohën e baballarëve të Amerikës, do të thoshte mendësi publike, apo në fjalë të tjera prioritizim i interesit publik përpara atij personal”, ka theksuar Kurti.
Madje, për më tepër, Kurti ka thënë se fjala virtyt ka figuruar 6 mijë herë në arkivat amerikane, teksa ka cituar dhe ish-presidetin tjetër amerikan, James Madison, shkruan Gazeta Express.
“S’është aspak befasuese që në epokën e revolucioneve, në shkrimet që mbaheshin të ruajtura në arkivat amerikane, fjala “virtyt” gjendet 6 mijë herë. Me gjasë, duhen njerëzit e virtytshëm për ta ndërtuar një shoqëri të drejtë. Siç e ka thënë edhe James Madison, nëse njerëzit do të ishin engjëj, asnjë qeveri nuk do të ishte e nevojshme”, ka thënë tutje ai.
Pesë minutat që i ishin dhënë Kurtit për fjalimin e tij ishin të pamjaftueshme, por edhe pesë të tjerë do të kishin qenë të pamjaftueshëm, pasi që, siç tha ai, kishte shumëçka për të folur.
“Zonja dhe zotërinj, janë pikërisht idetë radikale ndriçuese mbi të cilat është ndërtuar SHBA-ja, të cilat tani duket shqetësojnë liderët autoritarë të së djathtës ekstreme. Mirë që m’u dhanë vetëm 5 minuta për fjalimin tim, përndyshe edhe 5 të tjerë s’do të mjaftonin për çfarë kisha ndërmend të flas: New Orleans, jazz’i, literatura e Mississipit, bulevardi Sunset e jeta e natës”, tha Kurti në fund.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...