Fjalët mes Astrit Ademajt dhe Blerand Kadriajt para se të vriteshin, zbardhet deklarata e Avni Ademajt
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 04 October 2021
Familja e Astrit Ademaj, ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga PDK, i cili u vra më 8 shtator të këtij viti, deklaron se vrasja e tij ndodhi për motive politike. Në natën kritike pranë shtëpisë së Astrit Ademajt, u vra edhe zyrtari tjetër i PDK-së, Blerand Kadrijaj, ndërsa personi që e pa ngjarjen me sy, vëllai i Astritit, Avni Ademaj, po ashtu i plagosur, ka rrëfyer te mbrojtja e tij momentin e acarimit mes dy ish-bashkëpartiakëve para se të shkrepeshin plumbat. Sipas familjes, Astrit Ademaj ishte shantazhuar edhe më parë nga Blerand Kadrijaj.
Sipas familjarëve të Astrit Ademajt, vëllai i tij Avniu, që ndodhet në paraburgim, i ka thënë mbrojtjes së tij se “Blerand Kadrijaj e ka shantazhuar Astritin dhe më parë dhe në natën kritike, iu ka drejtu Astritit: Ose ki me hjek dorë nga kandidatura për kryetar të Pejës ose fëmijet që i ke në Prishtinë s’ke mi pa më. Pas këtij momenti ka nisur shkëmbimi i zjarrit në mes tyre”, është kjo deklarata e Avni Ademajt dhënë mbrojtjes së tij.
“Avniu e ka deklaru këtë në deklaratën e dhënë avokatit dhe këtë do ta deklarojë në çdo fazë të shqyrtimit gjyqesor”, tha për Gazetën Express një familjar i Astrit Ademajt.
Tri javë pas vrasjes së kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, për herë të parë ka folur vëllai i tij, Armend Ademaj. Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Armend Ademaj ka shkruar se vrasja e vëllait të tij u krye nga dora e një atentatori të mafisë politike dhe shumë tradhtarëve. Vrasjen e tij e quan krim politik.
Armend Ademaj thotë se Astrit Ademaj nuk u dorëzua para shantazheve dhe kërcënimeve të vazhdueshme në betejën e tij elektorale.
Dy ish-bashkëpartiakët, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, dyshohet se u gjuajtën me armë zjarri mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe tani ndodhet në paraburgim.
Hetimet e para nxorën përfundimin së në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja plumbash.
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Avni Ademaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë të ndjerin B.K, në atë mënyrë që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, ka njoftuar gjykata.
Për pretendimet e familjes Ademaj se Astriti u vra për motive politike dhe nëse është intervistuar edhe personi me inicialet L.L., për të cilin gjykata ka pohuar se ka qenë bashkë me Blerand Kadrijaj kur ka ndodhur krimi.
Zyrtarisht motivet e vrasjes së dyfishtë në Pejë mbeten akoma të panjohura për publikun.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...