Sport

Fjalët emocionuese te Markut pas triumfit ndaj Charltonit

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 20 February 2021

Boksieri nga Lushnja e Shqipërisë, Florian Marku, e ka fituar meçin përballë boksierit nga Britania e Madhe, Rylan Charlton, shkruan Gazeta inFokus.

Marku triumfoi në rundin e tetë, pasi Charltoni e dorëzoi meçin, duke hedhur peshqirin në dysheme.

Kjo ishte fitorja e tetë për boksierin shqiptar nga 9 takime të luajtura, ai ka edhe një barazim.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur Marku, i cili ka thënë se sonte i ka treguar shumë njerëzve se ishin gabim kur folën kundër tij.

“Nuk ishte mec i vështirë, por Rylan ishte fantastik. Respekte për të. Unë e dua këtë sport. Nëse dikush më mposhtë unë vetëm e uroj atë. Unë mund të luftoj, mund të bëjë gjithçka. Isha kickbokser, por tani jam bokser dhe mund ta bëjë këtë shumë mirë. Jam shumë i lumtur, pasi shumë njerëz folën kundër meje. Sonte i tregova të gjithëve se ishin gabim”, ka thënë Marku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera