Lajme

Fjalët e Vjosa Osmanit pas homazheve për Nexhmije Pagarushën

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 09 February 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosvoës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në nderim të jetës e veprës së Nexhmije Paragushës, taha që e gjitë Kosova sot është në dhimbje të madhe.

Ajo gjithashtu tha që trashëgimia që ka lënë pas Pagarusha do të rrojë për brezat e ardshëm, shkruan gazeta inFokus.

“Jam e bindur që trashëgimia që la pas, zonja Nexhmije Pagarusha, bilbili i Kosovës do të rrojë edhe për brezat e ardhshëm. Është një njeri që ka bërë shumë jo vetëm për artin e kulturën, por për të gjithë popullin tonë. Pra, është shndërruar në një simbol të dashurisë ndaj popullit, dhe nëpërmjet zërit na ka dhënë shumë”, tha Osmani.

-Advertisement-

Osmani tha që shpreson se në nderim të veprës së saj, institucionet do të bëjnë të pamundurën që tash e tutje të përrkahin artin e kulturën e njerëzit që dhanë kaq shumë, shkruan gazeta inFokus.

“Gjithnjë ekziston mundësia për të bërë më shumë dhe në veçanti për personalitete të rralla. Është e vërtetë që ajo që la Nexhmije Pagarusha pas nuk është vetëm muzika, nuk janë vetëm këngët, por është shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë së një populli të tërë. Shembulli i saj i emancipimit të një shoqërie të tërë, në vite kur në veçanti gratë nuk e kishin zërin e tyre të dëgjuar aq sa duhet”, ka shtuar Osmani./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera