Sport

Fjalët e para të Odegaard pas transferimit tek Arsenali

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 27 January 2021

Arsenali gjatë ditës së sotme arriti marrëveshje me Real Madridin për huazimin e futbollistit, Martin Odegaard, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërkaq, norvegjezi në një konferencë të dhënë për herë të parë i veshur si ‘Gunner’ ka treguar se ka qenë trajneri, Mikel Arteta, ai që e ka bindur të transferohet në ‘Emirates’.

“Ai më dha një ndjenjë të shkëlqyer dhe kjo ishte e rëndësishme për mua të vija këtu. Ai ishte vendimtar”, ka deklaruar 22 vjeçari.

-Advertisement-

Odegaard ka arritur marrëveshje me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni, kurse mundësia e blerjes është refuzuar nga Real Madridi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera