Sport

Fjalët e para të Lopetegui pas prezantimit te Reali

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 14 June 2018

Julen Lopetegui është prezantuar si trajner i Real Madridit para pak minutave në Bernabeu.

Fjalët e para të Lopeteguit si trajner Madrilen ishin mjaftë emocionuese saqë ai shpërtheu në lot.

”Shpresoj se nuk do të marr shumë emocione. Faleminderit shumë presidentit, faleminderit shumë Real Madridit. E di se ku jam. Do të luftojmë të jemi në historinë e klubit dhe t’a shtojmë atë.”

-Advertisement-

”Real Madridi synon të fitojë gjithcka dhe ne do të përpiqemi. Ndihem sikur jam pjesë e kësaj familje. Dje ishte dita më e hidhur e jetës time që nga vdekja e nënës time . Por sot ishte dita më e lumtur e jetës time.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera