Fjalët e Jose Mourinhos pas disfatës nga Liverpooli
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/01/2967793-60911788-2560-1440-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
23:59 | 28 January 2021
Tottenhami ka pësuar humbje me rezultat 3-1 nga Liverpooli, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.
Golin e vetëm për ‘Spurs’ e realizoi Hojbjerg (49’), kurse golat për ‘The Reds’ i shënuan Firmino (45+4’), Arnold (47’) dhe Mane (65’).
Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, i cili ka thënë se ekipi i tij në pjesën e parë ishte i organizuar mirë, por disa gabime që bënë lojtarët i kushtuan me humbje
“Analiza ime është se kemi filluar shumë mirë, por ne gabuam në mbrojtje dhe e pësuam. Kjo ishte loja për ne, ekipi në pjesën e parë ishte shumë mirë i organizuar, goli ishte një tjetër gabim në të njëjtën pozitë. Pjesa e dytë na u desh të bëjmë ndryshime, ne e humbëm Harry, duhet të ndryshojmë strukturën e ekipit. Minuta e parë, i njëjti gabim, goli i dytë. Reagimi i mirë, një tjetër gabim dhe gol. Ishte një ekip që luftonte kundër gabimeve të veta. Disa gabime individuale që i patë, ju mund t’i përsëritni dhe unë nuk mund të them më tepër se kaq”, deklaroi Mourinho pas takimit.
Pas kësaj disfate, Tottenhami renditet i gjashti me 33 pikë, katër me pak se Liverpooli që renditet i katërti./Gazeta inFokus/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/12/Portal-Lajm.png)
Të tjera
-
Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për ...
-
Mbi 1 mijë 900 tiketa trafiku shqiptoi policia për 24 orë
Një mijë e 926 tiketa trafiku shqiptoi Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fu...
-
Nezir Kraki bëhet deputet, merr mijëra vota më shumë sesa emra si Agim Bahtiri e Dimal Basha
Profesori i shkencave politike Nezir Kraki, i cili iu bashkua partisë Guxo pa...
-
Probleme me shëndetin, Thaçi mungon edhe në konferencën për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Spe...
-
Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve: Përulemi përpara themeluesve të Republikës
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i tij shqiptar, Edi Ra...
-
Gjykimi i krerëve të UÇK-së drejt fundit: Më 4 prill përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë
Më 4 prill do të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë, në rastin e krerëve t...
-
Tri gra deputete në koalicionin, AAK-NISMA, kush e ka siguruar mandatin e deputetit?
Koalicioni AAK-NISMA pritet të ketë tetë deputet në Kuvendin e Kosovës. ...
-
Armend Muja ‘pëson’ debakël, nga mbi 43 mijë vota, bie nën 20 mijë
Deputeti Armend Muja, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 kishte fituar mbi 43 m...
-
Raportohet se Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës për ta urdhëruar Kurtin të dëshmojë për skandalin e rezervave
Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që ta urdhërojë kryeministrin ...
-
Rozeta Hajdari, Gazmir Raci, Enver Dugolli e Ardian Gola as në 50 më të votuarit në Vetëvendosje
Janë publikuar edhe listat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, dhe v...
-
Në dhjetor u ndanë 142 çifte
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kal...
-
Arrestohen dy të mitur për thẹrjẹ me thịkë në Obiliq
Pasditen e së martës në Obiliq janë arrestuar dy të mitur, pasi dyshohet se k...