Sport

Fjalët e Isco pas performancës së Cristianos kundër Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 19 June 2018

Isco ka dhënë një intervistë në kampin e Spanjës dhe ka diskutuar edhe për performancën e bashkëlojtarit të tij te Madridi, Cristiano Ronaldos në barazimin 3-3 ndaj Portugalisë.

Ai me shaka dhe duke buzëqeshur tha se është hidhëruar nga performanca e tij pasi i solli Spanjës një natë të keqe.

”Cristiano nuk ka fjalë, nuk jam duke i folur që nga ajo ditë, nuk e meriton…(qesh). Nuk ka një përqindje të madhe, por kur është në ditën e tij….dy golat e tjerë i dhanë besimin dhe në fund shpërtheu me golin nga gjuajtja e lirë.”, ishin fjalët e mesfushorit Madrilen për hattrickun e Cristianos ndaj Spanjës të premten e kaluar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera