Fjalët e Gucatit para Dhomave të Specializuara: Nuk e kemi merituar asnjë ditë në burg
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 02 December 2022
Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka folur para Panelit të Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe ka kërkuar lirim nga të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të dhe Nasim Haradinajn. Ai ka thënë se me veprimet e tyre nuk e kanë shkelur ligjin derisa ka theksuar mungesën e zbardhjes së mënyrës se si kanë rrjedhur dokumentet e dërguara në OVL-UÇK.
Gucati ka thënë se drejtuesit e organizatës nuk kanë asnjë faj për rrjedhjen e dokumenteve që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konsideruar konfidenciale.
“Ne si drejtues të OVL-UÇK nuk kemi bërë asnjë faj të vetëm dhe nuk e kemi shkelur ligjin, janë të tjerët pa ndikimin tonë që në zyrat tona i kanë sjellë dokumentet e prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Ne i kemi lajmëruar organet kompetente me atë që kishte ndodhur por lidhur me ata njerëz askush nuk e ka bërë ndonjë hetim as sot e kësaj dite. Prandaj ne nuk kemi asnjë faj për këto rrjedhje. Duke u nisur nga kjo që ë thash kërkoj nga trup gjyqësor që të na liroj nga të gjitha akuzat pasi ne nuk e kemi merituar asnjë ditë të vetme në burg. Ne presim vetëm lirimin tonë. Për fund, respekt për ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për popullin tim”, ka thënë Gucati.
Para Panelit të Apelit, Hysni Gucati i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej shtatorit të vitit 2020, ka thënë se me këtë prokuroria ka shkelur të drejtat dhe liritë e tij.
“Me burgosjen time prokuroria e Dhomave të Specializuara ka shkelur të gjitha të drejtat dhe liritë e mija njerëzore. Popullit tim me dekada i është imponuar lufta për liri dhe çlirim, populli im e as unë si pjesëtar i tij nuk e kemi dashur dhe as zgjedhur luftën. Sepse ne kemi qenë dhe jemi të bindur se të kërkosh luftë është çmenduri, pro t’i përgjigjesh asaj kur të imponohet siç na është imponuar neve është urti dhe mençuri. Shteti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë agresor ndaj asnjë shteti, ne duhet ta kemi të drejtën të mbrohemi vet vetën tonë kundër atyre që kundërshtojnë të drejtën tonë”, ka thënë ai.
Hysni Gucati ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka rrezikuar jetën e asnjë civili të asnjë etnie.
Ai ka përmendur gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë, gjithashtu familjen Jashari për të cilën ka thënë se janë dëshmia më e mirë për krimet e Serbisë.
“Jam krenar për të gjithë bashkëluftëtarët e mijë, unë dhe bashkombasit e mijë aktualisht gjendemi në burgun e sigurisë së lartë, kemi qenë dhe jemi të bindur se me asnjë të drejtë evropiane apo ndërkombëtare nuk mohohet dhe as nuk dënohet lufta për liri dhe jetë. Ne kemi qenë të shtrënguar të luftojmë kundër një shteti që me program dhe projekt është angazhuar për shuarjen e popullit tim. Kemi luftuar kundër një shteti që shumë herë më parë edhe më luftën e fundit ka kryer krime dhe gjenocid. Këto krime janë parë nga bota e cila ka intervenuar me bombardimet e NATO-s plot 78 ditë për ta ndaluar gjenocidin serb”, ka shtuar Gucati.
Ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj është shqiptuar aktgjykim fajësie në maj të këtij viti ku dy ish krerët e OVL-UÇK janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Ata kanë apeluar vendimin e turpit gjykues duke kërkuar lirim nga të gjitha akuzat apo ulje të dënimit.
Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtarë nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes.
Të tjera
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë...
-
Gërvalla: Deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, ve...
-
Bllacë: U hoqën tabelat në shqip, por u rikthyen përsëri – kush qëndron pas këtyre veprimeve?
Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedon...
-
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksid...
-
Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në Shqi...
-
Haradinaj: Vuçiq përgjegjësi kryesor për situatën e rënduar në veri të Kosovës, i mështeti grupet kriminale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se për situatën e rënduar në veri të K...
-
Policia konfiskon 18 dhi, një qytetar nga Kamenica po i kontrabandonte nga Serbia
Policia ka ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendor...
-
Zyrtari i lartë i shtetit gjerman: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, në të mirë të BE-së
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndë...
-
Alban Zogaj: Bllokimi për ta pastruar Prishtinën ka emër, VV dhe PDK
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se bllokimi në Prishtinë k...
-
Përmbytjet kaplojnë Rumaninë, vdẹsin katër persona
Të paktën katër persona vdiqën në Rumaninë lindore pasi shiu i rrëmbyeshëm sh...
-
Rama të enjten në Bruksel, Presidentja e KE mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enj...
-
Stoltenberg: NATO ka mundur të bëjë më shumë për të parandaluar lụftën në Ukrainë
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën dhe për të tentuar ...