Auto&Tech

Fjalëkalimet më të përdorura në botë, sigurohuni që i juaji të mos jetë në listë

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 27 November 2023

Përpjekja për të gjetur një fjalëkalim për çdo aplikacion apo adresë mund të jetë e bezdisshme.

Por nëse doni që e-mailet/adresat tuaja, aplikacioni i bankës, të jenë të sigurta nga kthetrat e hakerëve, do të ishte mirë të bëni pak përpjekje.

“NordPass”, zyra e menaxhimit të fjalëkalimeve, bashkëpunoi me studiues të pavarur për të publikuar studimin e tij të 200 fjalëkalimeve më të zakonshme të përdorura në 2023.

-Advertisement-

Nga 20 fjalëkalimet më të zakonshme në botë, 17 mund të hapen në më pak se një sekondë, prandaj mendoni dy herë përpara se të vendosni kodin “123456”.

Studimi i “NordPass” tregoi se 86% e sulmeve kibernetike përdorin kredencialet e vjedhura, dhe llogaritë në internet, e-mailet dhe fjalëkalimet përbëjnë pothuajse 20% të artikujve më të shitur në rrjetin e errët.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy