Lajme

Fjala e fundit, te Supremja

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 13 November 2019

Tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një i Lidhjes Demokratike të Kosovës,

të cilëve po u kontestohet mandati i deputetit me vendimin e PZAP-it për t’i përjashtuar nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia, janë ankuar në Gjykatën Supreme.

Këto ankesa kanë shfaqur polemika të shumta te subjektet politike, që shpresonin te vendimi i PZAP-it, të cilat po e akuzojnë Vetëvendosjen për vjedhje të mandateve, shkruan sot gazeta “Zëri”.

-Advertisement-

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për largim nga rezultati përfundimtar të votave që kanë ardhur nga Serbia, Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme. Tre kandidatët e kësaj partie, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të cilët sipas rezultatit të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e kanë fituar mandatin e deputetit, gjatë ditës së djeshme kanë apeluar ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it.

Sipas këtij vendimi, anulimi i votave të Serbisë ia mundëson koalicionit Nisma – AKR – PD ta kalojë pragun dhe të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ia mohon Lëvizjes Vetëvendosje të ketë tre deputetë më shumë në legjislaturën e ardhshme. Për këtë vendim është ankuar edhe një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ankesat e tilla, sipas zyrtarëve të Nismës Socialdemokrate, janë parë si tendencë e Vetëvendosjes për t’ia vjedhur mandatet koalicionit Nisma – AKR – PD.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera