Kulturë

Fituesi i Oscar do të ligjëroj për studentët e Universitetit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 07 May 2020

Skenaristi, producenti e regjisori i filmit me renome botërore dhe fituesi i çmimit Oscar, Paul Haggis, do të ligjëroj për studentët e Prishtinës.

Kjo në kuadër të Festivalit të sutedtëve të Katedrës së Regjisë së Filmit dhe Televizionit të Fakultetit të Arteve “CINEUP”, shkruan gazeta inFokus.

Ligjërata do të jetë prej orës 17:00.

-Advertisement-

“Hagiss do t’u ligjërojë sot studentëve, me fillim nga ora 17:00. Linkun e takimit online mund ta gjeni në faqen zyrtare të Katedrës të Regjisë dhe Televizionit, në rrjetin social Facebook. Ligjërata është publike dhe pjesë e saj mund të bëhen të gjithë dashamirët e filmit.

Kjo masterklasë është e dyta e këtij lloji, sepse ditën e djeshme festivali mbajti mastërklasën me prof. dr. Enver Petrovcin, e cila zgjoi interesimin e shumë studentëve.

Festivali virtual, i cili u hap zyrtarisht më 5 maj, do të transmetojë 31 filma të studentëve të kësaj katedre”, thuhet në një komunikatë të UP-së.

“Ky festival iu përket të gjithë studentëve të Regjisë së Filmit dhe Televizionit dhe i gjithë festivali është i pasuruar me filmat e studentëve të katërviteve të studimit. Por, ky festival do të përmbajë edhe filmat e të diplomuarve, të cilët e kanë realizuar punën e tyre gjatë studimeve”, tha Loreta Berbatovci, koordinatore e festivalit dhe njëkohësisht studente e kësaj katedre.

Ndër të tjera, Loreta tha se ky festival është mundësi e mirë që puna e studentëve të promovohet dhe të shihet nga një audiencë e gjerë.

“CINEUP” ka nisur rrugëtimin me edicionin e parë të tij, i cili po mbahet virtualisht për shkak të situatës së krijuar nga virusi COVID -19. Mirëpo, festivali i vetëm aktual në Kosovë i filmave të studentëve synon që të shndërrohet në festival tradicional dhe të hapet edhe për studentët e vendeve tjera./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera