Fituesi i Big Brother qenka Ilir Shaqiri, ja borxhi i madh që i ka pronarja e Top Channel balerinit shqiptar
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 16 December 2021
E mbani mend spektaklin “Dancing with the Stars” në Vizion Plus ka qenë një nga prodhimet më të famshme të televizionit të tretë më të madh në vend.
Një konkurs kërcimi i personazheve VIP nga Shqipëria dhe Kosova, që ka pasur realisht mjaft sukses disa vite më parë.
Nëse ktheheni pas në kohë dhe kujtoni një nga sezonet e këtij spektakli, kuptoni se trashëgimtarja e Top Channel-it, Lori Hoxha, ka konkurruar dhe ka rezultuar një hit në Vizion Plus. Ajo ka arritur të mposhtë në finale këngëtaren nga Kosova, Flaka Krelani, e cila asokohe cilësohej si favorite prej pëlqimit të jashtëzakonshëm nga publiku.
Kryetari i jurisë në “Dancing with the Stars” ka qenë Ilir Shaqiri, koreografi i njohur me një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Ai ishte njeriu i cili thoshte fjalën e fundit. Pra, praktikisht Ilir Shaqiri vendoste fituesin, si profesionisti i vetëm në panelin e jurisë.
Kjo video që është bërë virale në TikTok kohët e fundit tenton të parashikojë fituesin e mundshëm te Big Brother VIP në Top Channel.
Favoriti i sezonit të parë të këtij spektakli është pikërisht Ilir Shaqiri, njeriu i cili i dha fitoren Lori Hoxhës vite më parë në Vizion Plus si kërcimtare.
Pavarësisht etiketimeve “stafi” apo “Vëllai i Madh”, është e kuptueshme se njeriu kryesor dhe përgjegjës në Big Brother VIP është Lori Hoxha, bashkë me motrën e saj Sara. Me pak fjalë, duke marrë parasysh faktin se Ilir Shaqiri e ka suportuar mjaftueshëm dikur, sivjet mund t’i japë një dorë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një arsye tjetër pse Ilir Shaqiri konsiderohet si fitues, pra jo thjesht “për kthim nderi” nga Lori Hoxha, është fama e tij në Itali. Nëse koreografi fiton Big Brother VIP, do të kthehej në një temë dite në mediat italiane. Marketingu i spektaklit të Top Channel-it përtej Adriatikut do të ishte një pikë shtesë, që Ilir Shaqiri ka potencial ta sigurojë për televizionin më të madh në Shqipëri.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...



































