Lajme

Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 09 October 2026

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dekoruar pjesëtarët e ekipit të FSK-së që fituan Medaljen e Artë në garën prestigjioze ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol 2026”.

Gjatë takimit me ekipin, Jashari i përgëzoi pjesëtarët për suksesin e arritur, duke vlerësuar profesionalizmin, disiplinën, qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, si dhe përkushtimin e treguar gjatë garës.

Sipas FSK-së, ky rezultat është dëshmi e përgatitjes së vazhdueshme, punës ekipore dhe standardeve të larta profesionale të pjesëtarëve të saj.

-Advertisement-

“Fitimi i Medaljes së Artë në “Cambrian Patrol 2026” përbën një dëshmi të rëndësishme të aftësive profesionale, përgatitjes dhe qëndrueshmërisë së pjesëtarëve të FSK-së, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm në ngritjen e kapaciteteve të saj. Kjo arritje jo vetëm që nderon Forcën e Sigurisë së Kosovës, por njëkohësisht forcon imazhin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur për u përballur me çdo sfidë në aspektin profesional dhe janë të gatshëm ti tejkalojnë këto sfida duke dëshmuar rezultat të lartë përkrah forcave ushtarake partnere dhe aleate”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy