Sport

Fituan derbin ndaj Dritës, ja si shpërblehen futbollistët e Prishtinës nga presidenti i klubit

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 27 April 2021

Skuadra e Prishtinës pasditen e së diele arriti fitoren më të rëndësishme në këtë sezon në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit e mposhtën Dritën midis Gjilanin me përmbysje rezultati nga 1-0 në 1-2, në duelin e vlefshëm për xhiron e 30-të në Superligë.

Triumfi i prishtinasve ndaj gjilanasve e ka ndezur edhe më shumë garën për titull kampion, pasi Ballkani e Drita kanë nga 64 pikë, vetëm një më shumë se Prishtina që renditet e treta, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në përfundim të kampionatit.

-Advertisement-

Pas suksesit ndaj Dritës dhe para ndeshjes së nesërme (e mërkurë) ndaj Trepçë ’89, presidenti i klubit të Prishtinës, Rrahman Haradini, ka shtuar iftar për futbollistët dhe gjithë stafin e klubit nga kryeqyteti.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga iftari i sontëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera