“Fitorja nuk flet me dajën e saj”, “Nuk e ka parë nipin në 50 vitet e fundit”,”, si ishte këṛcënuar gazetarja e Infokusit nga nipi i Besnik Bislimit
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 27 November 2024
Partia e shpresës që për afro 4 vite mandat u kthye edhe në parti të punësimeve famljare e në baza partiake duket se hallin e vetëm e ka si të “rehatojë” më shumë të afërm në institucione publike, të ndajë grante mijëra euroshe, e të “vjelë” sa më shumë të mirat që i ofron pushteti.
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, në vitin 2021, sapo kishte nisur mandatin e dytë i ishte punësuar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, nipi i tij, Gëzim Tosuni.
E për të arsyetuar këtë punësim ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar se kishte “50 vite” që Bislimi nuk e kishte parë nipin e tij, i cili duket të jetë edhe më i ri se 40 vite.
“E pyeta për kureshtje (Besnikun) tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, kishte deklaruar ajo në Kanal10.
Tash afro katër vite në pushtet qeveria Kurti po vazhdon të përdorë arsyetime të tilla në momentin kur “po zihet me presh në dorë”, duke punësuar e duke ndarë grante për familjarët.
Një deklaratë të tillë e ka dhënë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në “Podacast me Shkelzen Dakaj e cila nxiti reagime të shumta, shkruan Gazeta Infokus.
Ai për grantin 100 mijë euro që Ministria e Bujqësisë i ndau dajës së deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit që njëherish është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Bujqësi, tha se deputetja nuk flet fare me dajën e saj.
“Unë kam komuniku me Fitoren atë ditë kur e patëm seancën për buxhetin, daja i Fitores nuk fol me Fitoren. Nuk komunikojnë hiç. E veta Fitoren çka ka ndodh, tha kur e kemi pas marrë komunën me Shpend Ahmetin, objektin e parë që e kanë rrënu në Prishtinë ka qenë i dajës së Fitores. Fitorja ka qenë shefe e kabintetit të Shpend Ahmetit. Ndërtesën e parë, i ka thanë nuk muj me të ndihmu nëse është e kundërligjshme nuk kam çfarë bëj. Prej atëherë, bile në intervistën e dajës që ia jep kur e thirrin mediat, ai thotë mos më thirrni se ajo kur mu ka desht më së shumti nuk më ka ndihmu mu. Ai e ka pas për ndërtesën që ia kanë rrënu. Fitores as që i fol daja që e ka fitu një grant”, ka thënë Basha në “Podcast me Shkelzen Dakaj”.
Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta njejt siç kishte ndodhur edhe në rastin e punësimit të nipit të Besnik Bislimit.
Madje kjo çështje kishte eskaluar deri edhe në kërcënime. I kontaktuar nga gazetarja e Gazetës Infokus, nipi i Bislimit, Gëzim Tosuni e kishte kërcënuar gazetaren të mos përdorte as edhe një deklaratë të bisedës së tij me të. Madje edhe i kishte dhënë leksione se si të bënte “gazetari”.
“Nëse keni naj pyetje mundesh me ma dërgu në email, përndryshe nëse ti çka do prej kësaj bisede e shoh ndokund nëpër gazeta do të ju padis, pasi kjo është ‘off record’, kurgjo nuk mundesh me përdor prej kësaj”, i kishte thënë Tosuni, gazetares.
Mirëpo kur ajo e kishte pyetur për emailin në mënyrë që ashtu siç kërkonte vetë Tosuni ti drejtoheshin pyetjet përmes email-it, sërish as ideja e tij nuk i kishte pëlqyer.
“Po supozoj se aty ku e ke marrë numrin e merr edhe e-mailin, nuk e di pse insiston me i bo unë punët e gazetarit, gjeje ndonjë mënyrë nuk ka kurgjo për mu e mshef”, ka thënë nipi i Besnik Bislimit.
Gëzim Tosuni në atë kohë kishte qenë profesor në Fakultetin Ekonomik, ndërkohë ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit ku vazhdon të ligjërojë edhe sot.
Derisa së shpejti emri i tij do të vendoset për votim në Kuvendin e Kosovës që sërish ai të jetë pjesë e Bordit në një prej institucioneve publike në vend.
LEXO EDHE: Pyetet që sa se ka parë dajën, nipi i Besnik Bislimit kërcënon me padi gazetaren
Ndërsa skandali në ministrinë e Bujqësisë nuk u ndal vetëm me një grant për dajën e deputetes Pacolli por edhe për vëllaun e saj, u ndanë edhe 100 mijë euro të tjera.
Përveç tyre grantet e ndara për familjarë e të afërm me partinë në pushtet arriti shifrën 600 mijë euro./Gazeta Infokus
Të tjera
-
Shtëpia afër rrëzimit si pasojë e ndërtimeve në rrugën A, Komuna e Prishtinës del me sqarim
Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim publik pasi si pasojë e ndërtimeve ...
-
IPK me 8 rekomandime për përdorim të kamerave trupore nga Policia
Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë tetë rekomandime ndaj Policisë së Kos...
-
Ministria e Arsimit ndan bursa për studentët bachelor që studiojnë jashtë vendit
Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka hapur konkursin për ndarjen e bursav...
-
KQZ tregon datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se gjatë periudhës shtator e der...
-
Lutfi Haziri: Vota e 9 shkurtit për LDK-në është votë për ruajtjen e Republikës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për rënd...
-
Shtëpia afër rrëzimit si pasojë e ndërtimeve në rrugën A, Komuna e Prishtinë del me një sqarim
Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim publik pasi si pasojë e ndërtimeve ...
-
Shkatërrohet grupi i trafikạntëve të ạrmëve Kosovë-Shqipëri, ạrrestohen 15 persona – sekuestrohen 50 ạrmë
Një grup i trafikantëve të armëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është shkat...
-
I mituri në Prishtinë kapet me thịkë – në banesë kishte edhe ạrmë e kạrịkator me 12 fịshekë
Një i mitur në Prishtinë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit nga policia i ...
-
VV’ja e ngrit për 10 vende më lart Mimoza Kusarin në listën e kandidatëve për deputetë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ësh...
-
Pushteti në shërbim të dostave| Hulumtimi që zbulon kompaninë e cila mori 23 tenderë në vlerë mbi 6 milionë euro vetëm në komunën e Shpejtim Bulliqit
Për tre vite në pushtet, i pari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke...
-
Pacolli shfaqet nga avioni i tij privat: Shfrytëzova momentin për reflektim dhe lexime
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është shfaqur së fundmi nga avioni i tij ...
-
Kurti nuk e komenton ftesën që iu bë nga Prokuroria Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën ...