Fokus

Fitore Pacolli edhe në mungesë të kushteve voton për Ushtrinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 14 December 2018

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli po vazhdon të votoj edhe amendamentet e projektligjit të dytë për Ushtrinë e Kosovës në mënyrë manuale.

Si duket deputetja Pacolli ka problem me kartelën e votimit, pasi që nga fillimi i seancës, kryeparlamentari Kadri Veseli po përsërit vazhdimisht se votat e Pacollit do të merren si vota pozitive  deri në momentin që ajo nuk reagon për të kundërtën.

Në këto momente po  votohet edhe amendamenti i 11 i projektligjit të dytë për Ushtrinë e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera