Sport

Fitore e vështirë e Manchester City kundër skuadrës së Ligës së Katër në Angli

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 23 January 2021

Manchester City mezi ka arritur fitore sonte kundër skuadrës nga Liga e Katër e Anglisë, Cheltenhem. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-2 për Cityn dhe të tria golat u shënuan në pjesën e dytë

Manchester City nuk e ka pas aspak të lehtë sonte kundër Cheltenhem Town në kuadër të rrethit të 4 të FA Cup.

Vendasit arritën që ta ruajnë të paprekur portën në pjesën e parë.

-Advertisement-

Madje, kishin edhe disa tentime që të shënojnë.

Në pjesën e dytë Cheltenhem do të arrinte që të shënonte gol para City.

Në minutën e 59-të pas një tollovie në zonë më së miri u gjend May për ta zhbllokuar rezultatin në këtë ndeshje.

Vendasit do t’i rezistonin sulmeve të Manchester City deri në minutën e 81-të ku Phil Foden do të shënonte golin e barazimit.

City do të shënonte edhe golin e dytë, golin e përmbysjes i cili shënohet në minutën e 84-të me anë të Jesus.

City do të shënonte edhe golin e tretë në minutën e katër shtesë të ndeshjes me anë të Torres.

Kjo fitore e dërgon në rrethin e 5-të të FA Cup e ku do të përballet me Swansea City./GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera