Lajme

Fitonin kredi me vula të rreme, shkatërrohet banda e falsifikatorëve

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 23 June 2017

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Kredia” më 22 qershor 2017, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit:

Arjel Sulejmanaj, 46 vjeç; Elsad Zhabjaku, 23 vjeç; Riselda Hoxha, 32 vjeçe; Albert Shirka, 54 vjeç; Ertgrent Boshti, 26 vjeç; Luan Dana, 56 vjeç; Sonila Berberi, 26 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit R. H.

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se në kohë të ndryshme duke përdorur dokumentacione të dyshuara të falsifikuara prej tyre, kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një Shoqërie Financiare që ofron kredi.

-Advertisement-

Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi me dokumenta të dyshuara të falsifikuara, është bërë arrestimi i shtetasve të sipër përmendur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– Dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i sigurimeve shoqërore Tiranë” – 8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara

– 6 celular të markave të ndryshme. – Një automjet tip “Fiat” Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipër përmendur, për veprat penale, “Falsifikim i dokumentave, i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Mashtrim me kredi” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2, të Kodit Penal. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera