Lajme

Fitoni nga rrjetet sociale apo kriptovalutat? Murati ju kërkon ta plotësoni një formular – ja pse

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 23 May 2022

Qytetarë që fitojnë nga burime të ndryshme dhe për të cilin fitim nuk paguhet tatim, ministri i Financave, Hekuran Murati i ka ftuar që ta plotësojnë një formular elektronik, sipas ligjit.

Në një konferencë për media, Murati tha se fitimet e tilla përfshijnë qiranë, fitimet kapitale, burimet nga jashtë e të tjera.

Në fitimet e tilla përfshihet edhe shitja e kriptovalutave. Kur qytetarët do t’i shesin kriptovalutat, Murati tha se do të duhet që këtë ta deklarojnë në formularin i cili tha se do të publikohet nga Minitria dhe ATK-ja.

-Advertisement-

Të ardhurat tjera për të cilat kërkohet ky deklarim mund të jenë nga puna “freelance”, të ardhurat nga YouTube apo rrjetet sociale.

“Arsyeja pse kemi thirrur konferencë ka të bëjë me njërën nga deklaratat tatimore që duhet të plotësohet nga secili qytetar, shtetas apo rezident që gjeneron të hyra gjatë vitit të cilat nuk tatimohen në burim siç ndodh me pagën”, tha ai.

Ministri tha se “kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit për deklarim”.

Shikoni këtu deklarimin e plotë të ministrit Hekuran Murati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera