Lajme

Fiton 447 milionë dollarë në jackpot

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 11 June 2017

Një person fatlum ka fituar 447 milionë dollarë në lotarinë amerikane “Pauerbol”, që është fituesi i dhjetë më i madh në historinë e lojërave të fatit në SHBA.

Kombinimi fitues në vlerë mbi 400 milionë dollarë ishte 20-26-32-38-58 dhe tiketa ishte paguar në Kaliforni, shkruan agjencia AP.

Zëdhënësi i lotarisë amerikane, Rendi Miler tha se do të jetë e nevojshme një kohë që të konfirmohet identiteti i saktë i fituesit dhe të shikohet nëse tiketa është në rregull, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Loja shpërblyese “Pauerbol” mbahet në 44 shtet, në mesin e të cilave janë shtete federale Uashington, Porto Riko dhe Ishujt Virgjine të Britanisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera