Sport

Fitime rekord për Partizanin nga shitja e biletave në derbin ndaj Tiranës

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 15 December 2019

Derbi i 13 dhjetorit, Partizani-Tirana ka hapur një faqe të re për Kategorinë Superiore, pasi është bërë ndeshja me arkëtimet më të mëdha nga shitja e biletave.

Mbi 19 mijë spektatorë kanë qenë të pranishëm të premten në “Air Albania Stadium”, gjë e cila ka bërë që Partizani, si organizator i ndeshjes, të ketë arkëtuar rreth 200 milionë lekë të vjetër nga shitja e biletave (164 mijë euro). Pa dyshim, kjo është një shifër rekord dhe e paparë më parë në futbollin shqiptar sa i përket një ndeshjeje.

Futbolli shqiptar ka shumë nevojë në këtë periudhë për përfitime të tilla, për vetë situatën ekonomike që po kalon vendi dhe në përgjithësi futbolli shqiptar që është kapluar nga kriza financiare.

-Advertisement-

Por, siç është e bërë e ditur edhe nga vetë presidenti Gaz Demi, gjysma e fitimit do të shkojë si dhuratë për familjet e prekura nga tërmeti. Asnjë palë nuk e ka bërë zyrtare se sa ka qenë arkëtimi nga biletat, ku pasi të llogariten edhe shpenzimet organizative, shuma pritet të ulet, pasi një pjesë të mirë të përfitimeve e merr edhe FSHF, që është qiradhënësi i stadiumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera