Fitim Uka i VV-së: Këto janë gënjeshtrat e ministrit ilegal Zemaj, po rrezikohen qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 29 June 2020
Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka që është edhe anëtar i komisionit për Shëndetësi, ka thënë që ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, që ky e quan ilegal, po gënjen sa i përket menaxhimit të sitautës me koronavirus.
Uka ka thënë që Zemaj, ka gënjyer edhe për lirimin e masave, shkruan gazeta Infokus.
“1. Ministri ilegal i shëndetësisë gënjen kur thotë që po zbaton planin për lehtësim të masave të ministrit Arben Vitia. Ka dallim thelbësor, në mes të politikbërjes në kohën e Qeverisë Kurti, që mbështetej në evidencë dhe populizmit të Qeverisë Koti që rrezikon shëndetin e qytetarëve. Vendimi për hapjen e fazës së tretë nga 1 Qershori është marrë të dielën e 31 Majit, pas rezultateve 1 javore (24 deri me 30 Maj), që tregonin për ulje të numrit të rasteve me COVID 19. Në njoftim të opinionit publik është thënë që hapja do të jetë graduale dhe mund të kthehemi në masat kufizuese nëse gjendja në terren përkeqësohet. Por, sot, ku e mbështet vendimin për lirim të masave ky ministër koti? Çfarë nënkuptojnë për të rastet e reja me Covid 19 dhe vdekjet nga ky virus?”, ka thënë Uka.
Por veç kësaj, sipas Ukës, Zekaj ka gënjyer edhe për testimet masive, shkruan gazeta Infokus.
“2. Ministri ilegal i shëndetësisë ka gënjyer për testime masive. Jo vetëm që testimet masive nuk duken në horizont fare, por shqetësues është fakti që sot nuk po testohen as rastet me simptoma të ashpra të Covid 19. Dje janë testuar vetëm 202 mostra (87 raste pozitive), ndërkaq parmbrëmë kishim 96 raste dhe do të duhej të testoheshin minimalisht dhjetëfish më shumë raste të kontakteve.
- Ministri ilegal i shëndetësisë ka gënjyer kur ka thënë që po testohen më shumë raste se në kohën e ministrit Arben Vitia. Meqë, ky ministër ka probleme fundamentale me njohuritë nga epidemiologjia dhe nuk e kupton që testimi varej nga numri i rasteve pozitive, na duhet të ofrojmë vetëm numra dhe të bëjmë krahasime të thjeshta për të demantuar.
Në kohën e ministrit Vitia, nga 24 deri më 30 Maj kishim:
1731 testime
44 raste të reja
56 të shëruar
numri total i rasteve: 1070
raste aktive: 229
të vdekur: 30.
Në kohën e këtij ministri koti, në 7 ditët e fundit, nga e hëna me 22 Qershor deri të dielën me 28 Qershor kemi:
1822 testime
489 raste te reja
numri total i rasteve: 2677
raste aktive: 1203
të vdekur: 49.
Pra, gjithçka është dy, tre, katër e pesëfishuar, përpos numrit të testeve që është pothuajse i njëjtë. Përballë numrave kokëfortë, as komplimentet e deputetëve të PDK-së nuk e arsyetojnë përgjumjen e kërtij ministri”.
Ndërsa, si pasojë e krejt këtyre, Uka ka thënë që nga vend model, po kthehemi në vatër të rrezikshme, shkruan gazeta Infokus.
“4. Ministri ilegal është personifikim i dështimit. Nga vendi model për menaxhim të pandemisë jemi kthyer në “vatër të rrezikshme”. Këtë “sukses” e ka arritur në periudhën më të shkurtër të mundshme. I njëjti universitet (John Hopkins University), që duartrokiste menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti dhe e rendiste Kosovën në mesin e vendeve model, sot na rendit në vendin e tretë, me numrin më të madh të të prekurve me Covid 19 në Evropë.
- Jo-serioziteti i kësaj qeverisje ilegale iu kushton qytetarëve me shëndet e mirëqenie. Është troturë psikologjike të dëgjosh ministra e kryeministra koti teksa bëjnë garë me opinione diametralisht të kundërta. Njëri lehtëson e zhduk të gjitha masat, tjetri thotë që do të rikthejnë masat.
Leni vizitat dhe manualet KOTI. Veproni sa nuk keni sjellur sistemin shëndetësor para kolapsit. Është detyrë dhe obligim, mjaft më me arsyetime HOTI.
P.S. Po të mos ishte shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve, që po vihet në rrezik, askush nuk do të merrej me këto figura komike. Por, besoj që kjo qasje, duhet të jetë këmbanë për kujdes të shtuar. Ta ruajmë shëndetin tonë, duke përdorur maskat, pastruar duart e mbajtur distancën. Ju lutem!”./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...