Lajme

Fisnik Ismaili: Largoni zullumqarët, mos i zevëndësoni ata

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 09 October 2019

Fisnik Ismaili ish anëtar i PSD-së sot tregoi se përfundimisht po largohet nga politika.

Ismajli në një status në facebook ka thënë se ne “tradhëtarët” na largoi populli dhe me kaq përfundon krimi jonë, shkruan gazeta inFokus.

Ai gjithashtu tha se populli i dha mandatin VV-së të merren me probleme të vërteta dhe jo me PSD-në.

-Advertisement-

“I njajti popull ju dha mandatin, jo me u marrë me neve, por me problemet e vërteta në të cilat jemi thirrë bashkë me vjet. E meqë tash na jemi qytetarë të thjeshtë, e ju në pushtet, e keni detyrë me ia ndreqë secilit jetën këtu, përfshi edhe neve, jo me shtrue zullum” shkruan Ismaili.

Ismaili tha se nëse punoni mirë do të na keni gjithmonë në krahë, por sipas tij partia në pushtet e ka për detyrë të largoj zullumqarët dhe jo ti zevëndsojë ata.

“Punoni mirë e ndershëm, edhe gjithë keni me na pasë krah. Zullumçarët e keni obligim me i largue, jo me i zëvendësue” tha Ismaili./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera