Lajme

Fisnik Ismaili, VV-së: Me ajrokrema si Haki Abazi nuk i fitoni kurr 50 për qind

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 26 March 2020

Ish-anëtari i PSD-së, Fisnik Ismaili është tallur me Vetëvendosjen, pas rrëzimin të Qeverisë Kurti, mbrëmë nga mocioni i mosbesimit të iniciuar nga LDK.

Përmes një postimit të tij në Facebook, Ismaili ka thënë se me ajrokrema si Haki Abazi nuk do t’i fitoni kurr 50 për qind të votave.

“O, ju me i fitue 51% pa mue n’formacion, harrone! Lujshi koqe me mu. Ju thojsha, keni me m’lypë. Veç a po pshtoj prej qetij virusi. Ham i hupi do killa, ham qirohna. I hjeshum, po. I meçum, po. I guximshum, jo si këta budallt që s’ruhen prej virusit, po asi guximi të burrav, po. Kravatat e bukra hala i kam. Buzëqeshjen poashtu. Me ajrokrema si Haqi Abazi, po m’vje keq, por jo. 🤣🤣🤣 Mos e merrni ngat zemre, njerëz. Trusni bothën te shpija, të pshtojmë prej virusit nji herë, tani kqyrum, ia bajmë diqysh”, ka shkruar Ismaili./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera