Lajme

Fisnik Ismaili paralajmëron kthimin e tij në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 01:03 | 10 October 2019

Fisnik Ismaili, ish anëtar i PSD, ka paralajmëruar kthimin e tij në Vetëvendosje, shkruan gazeta inFokus.

Nexhmedin Kalisi ka bërë një postim në llogarinë e tij se a mund të bëhen 10000 shqiptarë që Isamili të kthehet në Vetëvendosje ndërsa ish anëtari i PSD e ka pranuar sfidën duke thënë se nëse “dhez” do të kthehet në Vetëvendosje.

Por sipas Ismailit kjo do të bëhet me një kusht, sa herë që ndonjë pushtetar brenda Vv-së të bëjë ndonjë gjest të ulët sipas tij do ti bëjë hor publikisht.

-Advertisement-

“Hajde te shohim a po dhezë. Nëse Nexhi i merr 10,000 llajka në postimin e tij, kthehem në Lëvizje, por me një kusht: sa herë bajnë Salih Zyba e do tjerë gjeste të ulëta që nuk i përkojnë një pushtetari, qoftë edhe jopublike (në ndoj mledhje, a najsen) unë me reague publikisht, edhe me i ba horë. Se këtynehere në plot raste jam ba kishe s’po nij, e thojsha nashta përmirësohen” shkruan Ismaili në facebook.

Deri tani në statusin e Kalisit janë bërë 1k pëlqime./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera