“Fisi janë për pozita”, vëllai i Enver Dugollit një hap larg rehatimit me një pozitë të rëndësishme në Ministri të Mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus
21:13 | 16 June 2022
Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit, është një hap larg rehatimit në pozitën e rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes. Atë të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, ku aktualisht është shef i protokollit.
Dugolli është përzgjedhur në listën e ngushtë për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në dokumentin që e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, figuron se Dugolli e ka një kundërkandidat për këtë pozitë. Ai është Kushtrim Brahimaj, ish-Zëvendës Ministër në Ministrinë e Financave gjatë Qeverisë së Haradinajt. Të dy ata do të vazhdojnë procedurën e mëtejme për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Lista me kandidatët e ngushtë është publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, më 13 qershor 2022.
Gafurr Dugolli aktualisht është shef i Protokollit në Ministrinë ku po synon të avancohet përmes një konkursi të hapur në pozitën e sekretarit të përgjithshëm.
I vëllai i tij, Enver Dugolli ka mbajtur më herët pozitën e zëvendësministrit në Ministri të Mbrojtjes, derisa aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Aktualisht Ministria e Mbrojtjes është me zëvendëssekretar, sipas faqes zyrtare të kësaj ministrie. Ai është Salvador Elmazi.
Ndryshe, gjatë këtij viti në media është raportuar vazhdimisht për punësimin e familjarëve të zyrtarëve të Levizjes Vetëvendosje, ndonëse këto praktika kjo parti i kishte kritikuar gjithnjë sa ka qenë në opozitë. Për këto veprime, Kryeministri Albin Kurti s’e ka thënë asnjë fjalë, por vetëm i ka injoruar deri më tash.
Edhe vetë Kurti kur ishte në opozitë ishte shumë i zëshëm në këtë drejtim. Në një tubim zgjedhor bashkë me Vjosa Osmanin, Kurti kishte deklaruar para qytetarëve se është shumë e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës të jenë njerëzit më të ndershëm dhe të dijshëm dhe se për këtë arsye nuk mund të mbushen ambasadat e ministritë me kushërinj.
Kishte thënë se fisi është për dasmë, e jo për në Qeveri.
“Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti.
Deklarata e tij citohej herë pas here nga zyrtarë të kësaj partie, para se Vetëvendosja të vinte në pushtet. Por, tash kur kjo parti udhëheq me ekzekutivin, duket se është harruar deklarata e Kurtit.
Lidhjet e familjes Dugolli me pushtetin e Albin Kurtit nuk janë vetëm përmes deputetit Enver Dugolli. Edhe vëllai i tjetër i tyre, Bujar Dugolli, njihet si “militant” i shquar i Qeverisë dhe i Lëvizjes Vetëvendosje, nëpër media e studio televizive.
Të tjera
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...