Lajme

Firmosen kontratat e para për adoptimin e qenve endacakë

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 28 August 2023

Në Hanrofc, sot u bë nënshkrimi i kontratave të Komunës së Prishtinës me qytetarë të cilët do të adoptojnë qenë endacakë.

Në këtë ceremoni që u zhvillua në strehimoren e livencuar edhe nga Agjencia e Veterinës, mori pjesë edhe kreu i kryeqytetit Përparim Rama dhe stafi i tij.

Rama tha se me këtë iniciativë tregohet interesimi i Komunës së Prishtinës për t’u marrë me këtë çështje.

-Advertisement-

“Kemi punu në vazhdimësi që qytetarët të mos rrezikohen nga qentë, në mesin e hapave është edhe nënshkrimi i kontratave sot me familjet që do të adoptojnë qentë. Çdo qytetar nga krejt territori i Kosovës është i mirëseardhur të adoptojë qentë endacak në kryeqytet. Në këtë mënyrë iu ndihmojmë kafshëve e u ofrojmë siguri qytetarëve”, tha Rama.

Për ata që lëshojnë qentë e adoptuar dhe nuk i mbajnë konform marrëveshjes sipas kryetarit Rama do të gjobiten.

Ndërsa drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica shtoi se në rast se haset në rrugë që një qen i adoptuar është braktisur atëherë gjoba do të jetë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro, varësisht nga shkelja që konstatohet se bëhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera