Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40 ditore
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 18 October 2019
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme. Bëhet fjalë për përzierjen e vajit ekstra të virgjër të ullirit me fiqtë e thatë. Kjo kurë 100% natyrale këshillohet të konsumohet kundër sëmundjeve dhe problemeve të cilat AgroWeb i sjell më poshtë.
Problemet Shëndetësore që Trajton Kura me Fiq të Thatë
Konstipacion,
Hemorroidet,
Problemet me stomakun,
Anemi,
Kolesterol të lartë,
Bronshit,
Azmë,
Probleme me fertilitetin
Vlerat Shëndetësore Të Fiqve Të Thatë
Fiqtë, të thatë dhe të freskët kanë efekt laksativ në organizëm sepse janë shumë të pasur me fibër dietike. Këto fruta janë shumë efikasë për rënien në peshë. Fiqtë janë një alternativë e shkëlqyer për trajtimet terapeutike të njerëzve që janë alergjikë ndaj produkteve të bulmetit. Këto fruta janë një burimet më të pasura bimore të kalçiumit. Fiqtë e thatë janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.
Studimet më të fundit që AgroWeb.org disponon konfirmojnë se konsumi i vetëm 2 fiqve të thatë në ditë, ofron përmirësim të ndjeshëm të sasive të antioksidantëve në organizëm. Fiqtë përmbajnë edhe sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral është i dobishëm për rregullimin e tensionit të gjakut dhe funksioneve të tjera të organizmit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org prania e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 ndihmon në parandalimin e atakut në zemër dhe mirëmbajtjen e tensionit të gjakut.
Fiqtë janë të mirë edhe për njerëzit që vuajnë nga veshkat. Nëse keni gurë në veshka, zieni 6 fiq të thatë dhe konsumoni lëngun çdo ditë për një muaj. Prania e vitaminës C tek fiqtë zbardh lëkurën e fytyrës dhe i jep asaj shkëlqim dhe shëndet. Fiqtë janë të këshillueshëm edhe për problemet me gjumin sepse përmbajnë tryptophan. Për më tepër, vitamina B6 tek fiqtë vjen në ndihmë nëse vuani nga të përzierat e mëngjesit.
Receta e Fiqve Me Vaj Ulliri
40 fiq të thatë
Vaj ulliri (aq sa për të mbuluar fiqtë që do të futen në kavanoz)
Kavanoz qelqi
Përgatitja:
Futini fiqtë në një kavanoz qelqi dhe mbusheni me vaj ulliri. Mbylleni kapakun dhe lëreni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët për 40 ditë.
Gjatë këtyre ditëve, fiqtë do të përthithin vajin e ullirit. Konsumoni nga një fik në ditë përpara njërit nga vakteve më kryesore, dhe pse rekomandohet që të konsumohet në mëngjes./AgroWeb
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...