Lajme

Finlanda jep 560€ për personat e pa punë

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 12 January 2018

Në Janar të vitit 2017, Finlanda ka filluar një ekspertimet njerëzor, transmeton Infokusi.com.
Në ketë eksperiment përfshihen njerëzit të cilët janë të pa punë mirëpo dëshirojnë të merren më diçka kreative larg punëve në zyre.

Qeveria e Finlandës pagunë 660$ apo 560€ për person.

Për tu bërë pjesë e programit ju duhet ti dëshmoni Qeverisë Finlandeze se me paratë që merrni do të krijoni diçka të re dhe nuk do ti shpenzoni në gjera të pa nevojshme.

-Advertisement-

Kjo lloj pagese zgjatë 2 vite dhe personi që e merr ketë lloje pagese do të vazhdojë ta marr edhe nëse ka rritur të gjejë një vend pune.

Ky eksperiment ka tërhequr vëmendjen e madhe të medieve nga e mbare bota, ndërsa ekspertët të cilët kanë hartuar ketë skemë janë të frikësuar se po keq interpretohet në publik.

Markus Kanerva, specialist i shkencave të aplikuara dhe sjelljeve sociale, i cili punon në zyrën e Kryeministrit Finlandez ka thënë se nuk është saktësisht ajo se çfarë njerëzit janë duke e portretizuar.

Dizajni i këtij eksperimenti finlandez, nënkupton se ndoshta nuk duhet të shikohet si një gjykim i plotë i të ardhurave (UBI), ka thënë Kanerva, transmeton Infokusi.com.

“Njerëzit po mendojnë se jemi duke e lansuar projektin për të ardhurat bazike në nivel ndërkombëtar, mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi vetëm duke e zhvilluar një lloje eksperimenti që ka si model të ardhurat bazike dhe një grup të caktuar njerëzish”.

Por ky eksperiment po vihet në pikëpyetje nga ekspertët ndërkombëtar pasi që nuk dihet se si mund të funksionoi në praktikë.

Sipas Kanervas eksperimenti finlandez do të prodhojë rezultate të rëndësishme, megjithëse në një fushë të caktuar./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera