Lajme

Finlanda i ofron mbështetje Kosovës për integrim në BE

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 06 October 2021

Në Samitin mes vendeve të Ballkanit Përendimor dhe Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Brdo të Sllovenisë, kryeministri Albin Kurti, pas takimeve plenare takoi kryeministren e Finlandës, Sanna Marin.

Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati, u bisedua për marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve.

Kurti falënderoi kryeministren Marin për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai po ashtu theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe investime në Kosovë.

-Advertisement-

Qeveria e Kosovës është e fokusuar në luftimin e korrupsionit përmes sundimit të ligjit dhe rritjen e punësimit përmes krijimit të kushteve më të mira për investitorë, shtoi Kurti.

Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për programin e qeverisë për punë dhe drejtësi, dhe ofroi mbështetjen e Finlandës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera