Finlanda dhe Suedia proces të përshpejtuar anëtarësimi në NATO
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 16 May 2022
NATO-ja do të bëjë çmos që Finlanda dhe Suedia të kalojnë përmes një procesi të përshpejtuar anëtarësimi, tha për DW zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana.
Sipas Mircea Geoana Finlanda dhe Suedia janë tashmë dy nga partneret më të afërta të NATO-s. “Nuk ka nevojë të përmendet procesi i shkëlqyer demokratik, aftësitë e nivelit të lartë të ushtrive të këtyre vendeve si dhe fakti që të dyja vendet kanë një nivel shumë të lartë ndërveprimi me NATO-n. Ato do t’i shtonin vlerë sigurisë së tyre, sigurisë sonë dhe në përgjithësi sigurisë së komunitetin transatlantik”, tha ai.
Partia në pushtet e Suedisë mbështet ofertën e anëtarësimit në NATO
Social-Demokratët që janë në pushtet në Suedi theksuan se mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO. Me qëndrimin pro ndaj anëtarësimit në NATO social-demokratët krijojnë një shumicë të madhe në parlamentin suedze në favor të anëtarësimit.
Pas pushtimit rus të Ukrainës Partia Social-Demokrate suedeze hoqi dorë nga dekada të tëra kundërshtimi ndaj anëtarësimit në NATO.
“Sot Partia Socialdemokrate Suedeze mori një vendim historik për të thënë po për kërkesën për anëtarësim në NATO”, shkroi Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde në Tëitter pas takimit të kësaj partie ditën e dielë (15.05.).
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, do të kërkojë në parlament të hënën (16.05) mbështetje të gjerë për kërkesën për t’u anëtarësuar në NATO.
Anderson tha në një konferencë shtypi, se është e bindur se në Riksdag ka një mbështetje të gjerë parlamentare për kërkesën e Suedisë për anëtarësim.
Finlanda gati kërkesën për anëtarësim në NATO
Po të dielën, fqinji dhe aleati i ngushtë i Suedisë Finlanda konfirmoi se do të bënte kërkesë për anëtarësim në NATO.
Të dyja vendet qëndruan neutrale për dekada, por pushtimi rus i Ukrainës i ndryshoi ndjenjat e popullsisë në këto vende sa i përket sigurisë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nuk pret ndonjë vonesë për shkak të rezervave të Turqisë. Turqia ka bërë të qartë, se nuk do ta bllokojë antarësimin e Finlandës dhe të Suedisë në aleancë, tha Stoltenberg në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin. “Ndaj kam besim, që sa u përket rezervave të shprehura nga Turqia, ne do të mund të veprojmë në atë mënyrë që të mos ketë vonesa në procesin e antarësimit”, tha Stoltenberg, i cili për shkak të një infeksioni mori pjesë përmes video-konferencë snë këtë takim.
Ministri i Jashtëm turk: Suedia provokon
Ministri i Jashtëm tur Mevlut Çavusoglu vlerësoi në Berlin qendrimin pajtues të Findlandës, por kritikoi Suedinë për deklarata “provokuese” gjatë bisedimeve në Berlin. “Deklarimet e ministres së Jashtme suedeze për fat të keq nuk janë konstruktive. Ajo vazhdon të bëjë vërejtje provokuese”, tha Çavusoglu para gazetarëve. Ministri përdori tone pajtuese në adresë të Finlandës, që në sfondin e “rezervave të Ankarasë ka mbajtur qendrim me respekt”, tha ai. “Ndërsa nuk shohim të njëjtin qendrim në Suedi”, theksoi ai.
Presidenti tur Rexhep Tayip Erdogan i kritikoi të dyja vendet. Ato shërbejnë si një “strehë e sigurtë për terroristët e PKK-së”, partisë kurde të punëtorëve, që si nga Turqia ashtu edhe nga Bashkimi Europian dhe SHBA është përfshirë në listën e zezë të organizatave terroriste./DW
Të tjera
-
Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me...
-
“Fatonin e vrau shteti”: Nëna e tij kritikon Bislimin dhe Haxhiun
Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti....
-
Ushtari 15 vjeç i UÇK-së, i verbër
Përjetimet e luftës nuk mund t’i rikujtojë më përmes fotografive. Por, ato...
-
Gjyqtarja e Kushtetueses Remzije Istrefi-Peci, fituese e çmimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Remzije Istrefi-Peci, është fitu...
-
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ankimit në Organizatën Botërore të...
-
Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bil...
-
Hetemi mohon kthimin e Miletiqit në komunë, sqaron situatën
Është raportuar për kthimin në punë të ish-nënkryetarës së Leposaviqit, Draga...
-
Tahiri: Katër vitet e fundit kanë shkatërruar shpresën për një jetë të mirë dhe punësim
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Pacolli në New York: Marrëdhëniet e Kosovës me Kenian po avancojnë në një nivel më të lartë
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli po i vazhdon takimet e tij...
-
Reagon Edi Rama për “Shtetin Bektashi”: Një thesar për shqiptarët…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij në X lidhur me krijimin e s...
-
Vuçiq paralajmëron takim me ”njeriun më të fuqishëm në SHBA”, Jake Sullivan
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se një takim mes tij ...
-
Laboratori i drogës në Prishtinë, gjyakata i lë në paraburgim dy persona
Policia e Kosovës njoftoi të dielën për zbulimin e një laboratori të dyshuar ...