Finalizohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 21 November 2024
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është finalizuar Projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe se do të procedohet për votim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Kjo është bërë e ditur pas një takimi që ka zhvilluar kryeministri Kurti, përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, si dhe përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.
“Sipas këtij projektligji, Komiteti Organizativ do të udhëheqë me projektin më të madh sportiv në historinë e Republikës së Kosovës. Ai do të përbëhet nga ministra të Qeverisë, përfaqësues të Kuvendit të Republikës, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e Kryeministrit në cilësinë e kryesuesit të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Organizativ për Lojërat Mesdhetare, Prishtina 2030”, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani falënderuan Sekretarin e Përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e treguar.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive, kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë.
Lojërat Mesdhetare 2030 do të shtrihen në disa komuna të vendit tonë dhe në qytetin e Durrësit të Republikës së Shqipërisë.
Të tjera
-
Kina dhe Brazili ngrenë marrëdhëniet dypalëshe
Kina dhe Brazili vendosën të mërkurën ngritjen emarrëdhënieve të tyre në një ...
-
“Hajna, hajna”, deputeti Abazi iu drejtohet pozitës pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend
Pas adresimit të Presidentes, Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kos...
-
Vetaksident në rrugën Malishevë-Arllat, lëndohet një person
Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë-Arllat. S...
-
“Realitet i pakontestueshëm” – Doarsa Kica-Xhelili i duartroket fjalimit të Osmanit në Kuvend
Fjalimit vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj v...
-
Fermerët e Gjilanit subvencionohen me 8 cent për litër qumështi
Në kuadër të “Javës së Bujqësisë”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyse...
-
Abdixhiku kujton Xhavit Ahmetin: Emri i tij do të mbetet ikonik në arsimin e Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar veprimt...
-
Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë
Pjetër Shala përmes mbrojtjes së tij ka kërkuar nga Paneli gjyqësor që të mos...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm ndaj zyrtarit policor
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për sulm ndaj n...
-
Kurti: S’mund të gjesh një kompani zvicerane që nuk e ka një kosovar në të
Kryeministri Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, tha se Zvic...
-
Dosti i Hysen Durmishit që përfitoi disa tenderë milionësh gjatë Qeverisë Kurti pranon fajësinë në gjyqin për mashtrim e keqpërdorim në prokurim publik
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të mërkurën, i akuzuari Bujar Shabani, drej...
-
Bedri Hamza jep një lajm të mirë për punëtorët
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë p...
-
KEDS: Disa pjesë të Kosovës ende pa furnizim me rrymë për shkak të motit
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka bërë me dije...