Finalizohet marrëveshja, palestrat në Kosovë me super teknologji nga Synergy Sports
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 23 February 2021
“Synergy Sports”-i ka lidhur partneritet shumëvjeçar me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për të transformuar palestrat e basketbollit në Kosovë në “Palestra të lidhura me FIBA-n”.
Partneriteti do t’i sigurojë Federatës së Basketbollit të Kosovës zgjidhje të përparuara dhe të automatizuara për të xhiruar dhe prodhuar transmetime të drejtpërdrejta me cilësi të lartë për garat e basketbollit në të dyja konkurrencat, meshkujve dhe femrave. “Synergy Sportsi” gjithashtu do të bëhet partner ekskluziv i shpërndarjes për komercializimin të të drejtave të drejtpërdrejta për basketbollin kosovar.
Kompeticioni i sapoformuar me marrëveshjen e dy federatave të basketbollit Shqipëri-Kosovë, Liga Unike (në të cilën do të marrin pjesë skuadrat më të mira të të dyja vendeve) e cila pritet të nxisë interes të madh në të gjithë rajonin, gjithashtu do të përfshihet në këtë marrëveshje.
Duke diskutuar për partneritetin, CEO i “Synergy Sportsi”, Mark Silver tha: “Synergy Sportsi” është krenar për bashkëpunimin me Federatën e Basketbollit të Kosovës pasi që Kosova gjendet në njërin nga rajonet me histori të pasur të basketbollit botëror dhe “Palestra e lidhur me FIBA-në” do të ndihmojë që basketbolli kosovar të jetë në pikën më të lartë për sa u përket aftësive teknike kur bëhet fjalë për prodhimin dhe shpërndarjen masive të transmetimeve të drejtpërdrejta”.
Drejtori i partneritetit sportiv të “Synergy Sportsit”, Alistair Kemp shtoi se: “Ky është një angazhim fantastik nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës për prezantimin e zgjidhjeve inovative dhe për të përmirësuar shtrirjen dhe shikueshmërinë e lojërave me anë të pajisjeve të vendosura dhe për t’i transformuar palestrat sportive në “Palestra të lidhura me FIBA-në” në Kosovë. Nga ky partneritet do të përfitojë i gjithë komuniteti i basketbollit kosovar nga ekipet elitare, lojtarët, trajnerët, deri te tifozët, të rinjtë dhe të gjitha nivelet bazë të lojës së basketbollit”.
Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, z. Arben Fetahu potencoi se: “Federata e Basketbollit e Kosovës gjithmonë pret partneritete të reja dhe zgjidhje inovative për basketbollin tonë. Duke e ditur që projekti “Palestrat e lidhura me FIBA-në” përfaqëson një pikë referimi të ri për palestrat e basketbollit në të gjithë botën, Federatës së Basketbollit të Kosovës i jep gëzim dhe kënaqësi të madhe që të jemi në gjendje të instalojmë dhe shfrytëzojmë zgjidhjet “hardwerike” dhe “softuerike” të “Synergy Sportsit” në tetë palestrat në të gjithë Kosovën. Kjo si pjesë e angazhimit tonë të përgjithshëm për të patur një shikueshmëri më të madhe për të gjitha garat tona të basketbollit, si dhe mjete më të mira për edukimin dhe avancim e trajnerëve dhe gjyqtarëve tanë”.
Prodhimi i automatizuar i videos me integrimin e tabelës, sistemi i rishikimit të gjyqtarëve, shërbimet e zhvillimit të trajnerëve dhe lojtarëve dhe integrimi i automatizuar i videove grafike, janë pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare dhe përbëjnë një investim të rëndësishëm në basketbollin e Kosovës nga një partner i besuar dhe me reputacion në basketbollin botëror siç është “Synergy Sportsi”. E përfunduar gjatë kohëve të vështira të një pandemie globale, kjo është një marrëveshje partneriteti me një komponent të fortë bashkëpunimi që ka rëndësi të madhe strategjike për zhvillimin e basketbollit të Kosovës në të gjitha nivelet”.
Të tjera
-
Këto raste të rëndësishme po i hetonte prokurori që vdiq sot
Prokurori, Enver Krasniqi, që vdiq mbrëmjen e së mërkurës përveç rastit të 2....
-
LVV-ja me qindra mijëra vota para PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë gjithsej 146...
-
Këto parti nuk morën asnjë votë nga diaspora
Lista Serbe nuk ka marrë as edhe një votë nga votat me postë, shkruan Gazeta ...
-
Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë
Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numëri...
-
Lajçak i drejtohet Kurtit nga Beogradi: Asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë
I dërguari i BE’së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha...
-
Totali i votave të LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit
Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në total d...
-
PDK përmbys rezultatin për vendin e dytë
Tashmë ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë vendit, dhe partia e parë k...
-
LAJMI I FUNDIT: Kaq deputetë i fiton Vetëvendosje
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve...
-
Përfundon numërimi i votave të diasporës, kaq përqind mori Vetëvendosje
Ka përfunduar numërimi i votave të dërguara me postë në QNR. VV ka marrë m...
-
Vdes prokurori që hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
Ka ndërruar jetë, Enver Krasniqi nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Lajmin...
-
Murat Jashari vdiq në QKUK
Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit. ...
-
Ja kush ishte Murat Jashari që vdiq pak më parë
Murat Jashari, i dënuari për tentativë vrasjeje ndaj avokatit Azem Vllasi ka ...