Rozë

Finalistët e Big Brother urojnë pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 17 February 2022

Dita e së enjtes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisi me një urim për shqiptarët e Kosovës.

Finalistët e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, kanë uruar Pavarësinë e Kosovës përmes një mesazhi që është shpërndarë nga vet Big Brother VIP në platformat e rrjeteve sociale.

Kanë qenë fillimisht aktori Donald Veshaj, modelja Beniada Nishani (Jakic) dhe balerini Ilir Shaqiri të cilët së bashku kanë bërë një urim për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më pas, edhe finalistja e fundit Einxhel Shkira, me t’u zgjuar, ka bërë një urim special për shqiptarët e Kosovës në këtë ditë feste.

“Mirëmëngjesi Kosovë, gëzuar pavarësinë. Është një ditë shumë e rëndësishme kjo për ju, shumë e rëndësishme edhe për ne. Megjithatë pavarësisht jemi dy shtete të ndryshme, përtej lumturisë që ju jeni një shtet i pavarur dhe gëzoni të drejtat tuaja të plotë si shteti më i ri në ndoshta në Evropë. Megjithatë jeni kombi më i vjetër, kështu që kjo Pavarësia është një festë prej shumë pak vitesh, por mos të harrojmë kurrë që përtej çdo gjëje ne kemi qenë dhe mbetemi një”, ka thënë Eixhel në urimin e saj.

Kjo e premte do të jetë përcaktuese e një fituesi të edicionit të parë të Big Brother VIP, për banorin që do të rezultojë më i votuar nga televotimi javor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera