Lajme

Filmohet rrahja dhe reagimi i policisë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 25 May 2019

Një djalë i përfshirë në një rrahje me një tjetër djalë në Lipjan, është ndaluar nga policia në mënyrë të dhunshme.

KALLXO.com ka siguruar video të datës 22 maj, ku shihet se në oborr të një shitoreje, një djalë fillon ta grushtojë një djalë tjetër.

Me të parë policinë afër, sulmuesi mundohet të largohet por shpejt ndalet nga policia.

-Advertisement-

Dy zyrtarë policor e kapin dhe e shtrijnë për tokë , duke e goditur herë pas here me shuplaka e grushta.

Më pas atij i vihet prangat duke e mbështetur për veturën e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera