Rozë

Filmi që u refuzua nga ikonat e kinematografisë, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 20 September 2023

Filmi “Brokeback Mountain” u shfaq në vitin 2006 dhe skenaristët kanë deklaruar se as Leonardo DiCaprio doe as Brad Pitt nuk besuan në të.

Regjisori Gus Van Sant tha se: “Askush nuk donte ta bënte këtë film. Unë isha duke punuar për të dhe ndjeva se kishim nevojë për një kast shumë të fortë, me shumë fytyra të njohura. Kjo nuk funksionoi. Pyeta kandidatët si Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Matt Damon, Ryan Filipe. Të gjithë thanë jo.”

Një tjetër emër që përfundoi jashtë projektit ishte Josh Harnett. Aktori fillimisht pranoi të ishte pjesë e “Brokeback Mountain”, por pati probleme serioze pasi në të njëjtën kohë po punonte për filmin “Black Dahlia”.

-Advertisement-

Për shkak të kësaj, ai duhej të largohej nga filmi dhe roli përfundimisht iu dha dikujt tjetër. Ndërkaq, filmi “Brokeback Mountain”rezultoi i suksesshëm dhe mori vlerësime të mira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera