Fokus

Filmat e mirë të “shtetit të varfër”

Autori: Xhejlane Kaçiu 14:42 | 12 December 2018

 

Me pak para, filmi “Martesa” me regjisore Blerta Zeqirin dhe producent Kreshnik Berishën ka arritur tu bëj konkurrencë edhe filmave me buxhet milionësh që kandidojnë për Oscar.

Për pesë vjet të dy kanë punuar me një buxhet prej vetëm 192 mijë eurosh, për të nxjerrë filmin,  me të cilin Kosova të njihet më shumë ndërkombëtarisht edhe në aspektin kulturor.

-Advertisement-

“Regjisorja e filmit “Martesa” ka pasur pagën prej 5,557.50 euro për regjinë e filmit. Për producentin 4,702.50 euro. Këtu po flasim për një punë më intensive prej vitit 2012 e deri në vitin 2017 për regjisoren dhe producentin”, tregon Kreshnik Berisha, producenti i filmit “Martesa”.

Megjithëse fitues i shumë çmimeve, filmi “Martesa” nuk ka sjellë përfitime të mëdha financiare.

“Martesa deri më tani e ka fituar një çmim monetar në Maqedoni, ku në Shkup u shpall filmi më i mirë në kategorinë CineBalkan të Festivalit Cinedays që vlen 4,820 Euro bruto”, thotë producenti Berisha.

Por, ai ka shumë shpresë që gjendja financiare e Qendrës Kinematografike Kosovare do të përmirësohet.

Për këtë, janë të bindur në këtë institucion.

“Buxheti planifikohet të ketë rritje ashtu siç ka pasur rritje edhe viteve të kaluara, duke marr parasysh edhe rritjen e numrit të projekteve që po subvencionohen çdo vit dhe këtë vit presim rritje të buxhetit. Së pari do të planifikohet buxheti nga Qendra, pastaj Këshilli i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe në fund do të dorëzohet për shqyrtim dhe miratim të Ministri”, thotë Arbnora Hyseni-Berisha nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Ajo tregon se në këtë fundvit ka pasur rritje të buxhetit dhe Ministri Gashi ka shprehur gatishmërinë për ta përkrahur Qendrën Kinematografike dhe film bërësit kosovar edhe në të ardhmen.

Duke u bazuar në rregulloren për subvencionimin e projekteve filmike ku parashihet që fitimi i realizuar nga shfrytëzimi i  veprës filmike të shpërndahet në pjesë përpjesëtimore sipas përqindjes së investuar në film për periudhën tri vjeçare nga fillimi i eksploatimit të veprës, maksimumi i shumës për regjisorin dhe producentin është nga 14 mijë euro për secilin. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera