Lajme

Fillon varrosja e viktimave të shtypjes në Izrael, shumë njerëz shihen duke qarë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 01 May 2021

Familjarët e viktimave të sshtypjes dhe tollovisë, që ndodhi gjatë një festivali fetar në Izrael, kanë filluar që t’i varrosin më të dashurit e tyre. Në funerale u panë shumë njerëz të mërzitur që nuk mund t’i mbanin lotët.

Autoritetet izraelite fillimisht e lejuan zhvillimin e funeraleve për trupat e identifikuar, raporton transmetuesi publik britanik, BBC.

Foto: AP

Në mesin e viktimave besohet se ka edhe shtetas të huaj. Këtë gjë madje e konfirmoi një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së, i cili tha se disa amerikanë janë në mesin e të vdekurve dhe të lënduarve.

-Advertisement-

Foto: AFP

Pjesëmarrësit në ceremonitë e varrimit u panë duke u lutur dhe duke qarë. Në mesin e kufomave të para që u varros ishte ajo e rabinit Elazar Goldberg, i cili ishte në të tridhjetat.

 

 

Foto: AFP

Në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë vëllezër, Moshe Natan Englander, 14 vjeç, dhe Yehoshua Englander, 9 vjeç, nga Jerusalemi.

Vëllezërit Moshe dhe Yehoshua Englander, të cilët mbetën të vdekur në tollovi.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, ndezi 45 qirinj të premten pasdite në nderim të 45 viktimave të tragjedisë.

Foto: AFP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera