Lajme

Fillon tryeza e PSD-së

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 20 June 2018

Ka filluar tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Në këtë tryezë po marrin pjesë përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës, Lëvizjes Vetëvendosjes, si dhe Alternativës.

Mirëpo, aty nuk janë parë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, përcjell kosovaPress.

-Advertisement-

Tryeza eshte e mbyllur për media, por që pas përfundimit do të ketë prononcime për publikun.

Tryeza më herët kanë mbajtur edhe Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja dhe LDK-ja.  Përmes këtyre tryezave po synohet gjetja e një konsensusi për tema të rëndësishme në vend, kurse partitë opozitare kanë bërë edhe thirrje për caktimin e datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera