Lajme

Fillon takimi i partnerëve të koalicionit qeveritar

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 30 January 2019

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ka filluar takimi i koalicionit qeverisës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i pyetur rreth takimit u shpreh se aty ku është Amerika është edhe Kosova, dhe së bashku do ecin përpara.

Veseli po ashtu u shpreh se interesi i Kosovës dhe ai i Amerikës është i njëjtë.

-Advertisement-

“Unë nuk jam përfaqësues medial i askujt, jam kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, jam lider i koalicionit qeveritar,jam kryetar i Kuvendit, mbajnë qëndrim i cili është shtetëror i cili ka të bëjë me sovranitetin, integritetin territorial të shtetit tim edhe interesi i shtetit tim edhe interesi amerikan është një, kjo është ajo që dua ta barti për ju dhe me ju jemi bashkë, ku është Amerika është Kosova, ku është Kosova është Amerika dhe do të ecim bashkërisht përpara”, u shpreh kryeparlamentari Veseli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera