Lajme

Fillon shpërndarja e pagesës nga skema e ndihmës sociale

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 21 May 2020

Posta e Kosovës ka filluar me shpërndarjen e pagesave për qytetarët përfitues të skemës së ndihmës sociale mujore në vlerë prej 130 euro, nga Masa Nr.15 e Pakos Fiskale Emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Posta ka ftuar qytetarët të respektojnë rregullat e gjendjes emergjente shëndetësore, orarin e lëvizjes dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metra me njëri-tjetrin, gjatë marrjes së shërbimit në sportelet tona.

“Falënderojmë gjithë punonjësit tanë që me përkushtim të lartë në këtë kohë pandemie, po kryejnë me efikasitet shërbime qytetarëve në zyrat postare në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Postës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera