Lajme

Fillon seanca për raportin e rastit ‘Gylenistët’, kërkohet miratimi i raportit

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 24 June 2019

Ka filluar në Kuvend të Kosovës, seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga komisioni hetimor paralamentar për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, ku në rend të ditës është shqyrtimi e votimi i raportit të hartuar.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla tha se janë identifikuar 31 shkelje.

“Në kuadër të këtyre shkeljeve, vendimi për revokim të leje qëndrimit dhe urdhërat për largim me forcë janë nxjerrë në kudnërshtim me ligjin dhe këtë e vërteton edhe vendimi i Gjykatës”

-Advertisement-

Svecla ka ftuar deputetët që të votojnë këtë raport që dëshmon se cka ka ndodhur me dëbimin e jashtëligjshëm të gjashtë shtetasve turq.

Pas kryetarit ka folur edhe nënkryetari i këtij komisioni, në kuadër të grupit parlamentar të LDK’së. Driton Selmanaj tha se përkundër vonesës është arritur që ky document të përcillet për në Kuvend.

Sipas deputetit, në muajin maj LDK së bashku me Vetëvendsojen, e kanë nisur iniciativën e tash kanë kaluar më shumë se 1 vit.

“E rëndësishme është që dokumenti është në mes nesh pavarësisht çështjeve destruktive edhe të komisionit”, tha tutje.

“Para nesh kemi një document që paraqet në detaje cka ka ndodh me deortimin e gjashtë shtetasve turq dhe me cilën situatë jemi balalfaqu. Ka pas prej tyre që skanë dasht me ardhë e kanë dit shumë. Ose si kryeministri që ka thënë se skam ditë gjë por në fakt të gjithë e kanë dit, dikush më pak e dikush më shumë”, shtoi deputeti.

Kryesuesit e Komisionit hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, deputetët Xhelal Sveçla e Driton Selmanaj, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar raportin e gjetjet e komisionit.

31 shkeljet e gjetura nga ky komision hetimor dhe Raporti i plotë janë miratuar nga vetë Komisioni hetimor, por për shkak të zvarritjes nga Kryesia e Kuvendi ende nuk kanë dalë në rend të ditës në seancë të rregullt.

Në këto kushte deputetët iniciues dhe deputetët nënshkrues dorëzuan sot kërkesën zyrtare për seancë të jashtëzakonshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera