Lajme

Fillon seanca ku do të dëshmojë dëshmitari i fundit në rastin e Salih Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 01 February 2022

Ka filluar seanca ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale, dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës.

Në lidhje për këtë rast, këtë javë pritet të mbahen edhe dy seanca të tjera, të mërkurën dhe të enjten.

Ndërkaq, javën e kaluar e ka përfunduar dëshminë e tij Sejdi Veseli, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dëshmoi pa masa mbrojtëse.

-Advertisement-

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Në një komunikatë nga Gjykata Speciale thuhet se “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera