Lajme

Fillon rigjykimi për rastin “Badovci”

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 13 June 2017

Procesi gjyqësor i njohur si rasti i Badovcit, ka filluar sot rigjykimin në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ky rast është kthyer në rigjykim, pasi që Gjykata Supreme kohë më parë kishte rrëzuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila i kishte dënuar Besnik Latifin, Gazmend Halitin, Milazim Haxhiajn, Enis Latifin dhe Fehmi Musen, për kryerje të veprës penale që ndërlidhet me terrorizëm.

Avokatët mbrojtës në fjalën e tyre kanë thënë se nuk ka bazë dhe dëshmi për t’i ngarkuar të akuzuarit me këtë vepër penale.

-Advertisement-

Ndërsa Prokurorja Speciale, Drita Hajdari, ka qëndruar prapa akuzës, se ka dëshmi të mjaftueshme se të pandehurit janë kryes të veprës penale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera