Lajme

Fillon prishja e ndërtesave në zonën e plazhit në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 01 December 2019

Shumë ndërtesa u shembën nga tërmeti.

Disa, qëndruan, por të dëmtuara e jo të sigurta për të banuar në to, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, në zonën e plazhit, në qytetin e Durrësit, tanimë kanë nisur që të rrënohen ato ndërtesa që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, prej 6.3 shkallësh të rihterit.

-Advertisement-

Sipas shefit të Emergjencave Civile, Haki Çato, këtë të diele do të prishen rreth 10 ndërtesa që u dëmtuan.

Ndërsa, asnjë zonë e Durrësit nuk është më pak e prekur se tjetra, teksa qindra ndërtesa tjera janë dëshmi që pati lëkundje të forta.

E nga përllogaritjet e para, del se mbi 40 ndërtesa janë të planifikuara të shemben, në krejt qytetin, por që numri edhe mund të rritet./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera