Lajme

Fillon pastrimi dhe rregullimi i lumenjve në Klinë, me qëllim të parandalimit të përmbytjeve të mundshme

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 22 November 2021

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se ka filluar pastrimi dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve.

Kjo për shkak të parandalimit të përmbytjeve të mundshme, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Me qëllim të parandalimit të përmbytjeve të mundshme, ka filluar pastrimi dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, kam përcjellur nga afër punimet që po bëhen për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve, projekt i cili po realizohet me qëllim të parandalimit të përmbytjeve të mundshme në sezonin dimëror.

Me këtë projekt, i cili ka një kosto prej 74 700 euro e po realizohet falë bashkëpunimit të mirë e korrekt që kemi me MAPL-në, do të bëhet pastrimi i të gjithë shtretërve të lumenjve në komunën e Klinës, ndërsa në vitin tjetër do të kemi projekte të tjera për rregullimin e shtretërve të lumenjve, që përveç që do të krijohet siguri më e madhe nga përmbytjet eventuale do të krijohen edhe hapësira rekreative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera